Atentati mafioz në Vlorë/ Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt burgut të Lushnjes për të takuar…

Aug 18, 2022 | 19:36
SHPËRNDAJE

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, dy viktimat e atentatit mafioz sot në dalje të Vlorës dyshohet se ishin nisur drejt burgut të Lushnjes në momentin kur ndodhi ngjarja.

Burime bëjnë me dije për gazetaren e Panorama.al Nikoleta Kovaçi se dy viktimat kishin me vete në makinë rroba të cilat dyshohet se do ia dërgonin në burg Eduart Xhezos, i dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Arben Beqirajt.

Ata dyshohet se u qëlluan me breshëri plumbash nga një automjet që po lëvizte paralel me ta. Pak minuta pas ngjarjes së rëndë policia gjeti një automjet të djegur i cili dyshohet se i përket autorëve të krimit, si dhe tre kallashnikovë brenda saj.

Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, për shkak të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019 ku u vra me armë zjarri biznesmeni Arben Beqiraj pas sherrit për një kalë me rojen që paguhej nga Eduart Xhezo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura