Atentati i dështuar ndaj biznesmenit, shoqërohet vëllai i vrasësit të Neim Sulit

Feb 10, 2016 | 11:38
SHPËRNDAJE

Pak orë pas atentatit të dështuar që iu bë biznesmenit Nuredin Suli dje në një qendër tregtare në Tiranë, dhe kur vetë ai deklaroi se për ngjarjen nuk fajëson asnjë konflikt por vetëm hasmërinë që ka me vrasësit e të vëllait, Policia ka shoqëruar në komisariat një person.

kristal1

Ai është Sulo Sulo, vëllai i Gëzim Sulos, person i dënuar së bashku me dy djemtë e tij si vrasës të Neim Sulit, vëllait të biznesmenit Nuredin Suli.

Sulo Sulo, u kap dje në një lokal të Fierit dhe më pas u shoqërua në Tiranë ku u mor në pyetje.

Mësohet se ai e ka mohuar përfshirjen e tij në atentatin e dështuar të ditës së djeshme ndaj biznesmenit.

Në një prononcim për “News 24” Suli tha dje se nuk ka konflikte të tjera përveçse me familjen Sulo.

Biznesmeni tregoi se ka kërkuar mbrojtje për të vëllanë që në vitin 2013 nga Policia dhe i ka kërkuar kësaj të fundit që të shuajë konfliktin me familjen Sula.

Ai tha se u njoftua nga personeli i garazhit se në automjet kishte lëndë eksplozive dhe se njoftoi menjëherë policinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura