Atentati i dështuar ndaj administratorit të shkollës private në Tiranë/ ‘Ushtari’ i penduar: Nuredin Dumani më tha që duhej vrarë djali i tij, por…

May 23, 2022 | 12:59
SHPËRNDAJE

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, “ushtari” i Nuredin Dumanit, kanë pranuar të rrëfejnë krimet e tyre ndër vite pas arrestimit. Hoxhaj sipas rrëfimit para hetuesve të SPAK, rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj L. M., administrator i një shkolle private në Tiranë.

nuredin dumani2

Para prokurorëve, Henrik Hoxhaj të jetë shprehur se në janar të vitit 2022, ka qenë pjesëmarrës në atentatin e ndodhur ndaj L. M., i cili udhëtonte me një makinë ML tek diga e Liqenit.

Henrik Hoxhaj tregon se kishte pajtuar Skerdi Tasin për të vrarë L. M.. Ai kishte qëlluar ndaj biznesmenit por nuk e kishte eliminuar dot. Ndërkohë sipas Henrik Hoxha, Nuredin Dumani i kishte thënë se duhej të vritje djali i Lulëzim Mashës, pasi mashtronte njerëzit dhe u merrte para. Duke qenë se djali fshihej në Maqedoni “porositësit” kanë tentuar të vrasin babanë e tij.

“Nuredin Dumani nga mesi i viti 2021 më ka shkruar dhe më ka ofruar 100 mijë euro nëse kryeja vrasjen e L. M. Unë e kam marrë përsipër për ta kryer bashkë me Skerdi Tasin këtë vrasje.

Pas rreth 8 muajsh në Janarin e 2022, bashkë me Skerdin jemi nisur për të kryer vrasjen.

Të dy kemi qenë në Tiranë dhe unë kam patur një makinë ML gri me qira.

E lash Skerdin tek diga e Liqenit që të priste L. M. Jemi takuar pas 45 minutash tek furgonat e Fierit ku ai ishte me këmbë pasi kishte qëlluar ndaj L. M.

Ai më tha se i kishte qëlluar por nuk e kishte vrarë dot dhe ishte larguar në këmbë.

Armën më tha se e ka hedhur në liqen. Unë kam pyetur Nuredin Dumanin se pse duhej të vritje L. M. dhe Dumani më tha se në fakt duhej të vritej djali i L. M.

Sipas Dumanit ai mashtronte duke u marrë para njerëzve dhe fshihej në Maqedoni.

Nuk kam dijeni për llogari të kujt kishte marrë Nuredin Dumani këtë porosi.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura