Atentati/ Flet për herë të parë ‘Çipuri’: Autorët ishin të maskuar

May 24, 2016 | 8:03
SHPËRNDAJE

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, Armando Sulejmani (i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait), i plagosur me plumb në krahë ka thënë se nuk i njeh atentarorët.

Armando Sulejmani
Armando Sulejmani

Gjatë marrjes në pyetje, 39-vjeçari ka deklaruar se nuk i ka njohur personat që i bënë atentat, pasi ata kanë qenë të maskuar. Ndërkohë, ai nuk ka pranuar se ka pasur armë zjarri dhe se nuk ka qëlluar në drejtim të atentatorëve.

Policia dyshon se autorët e atentatit të jenë vrasës me pagesë, por jo profesionistë. Mësohet se 39-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës dhe se gjendja e tij është e stabilizuar.

Dhoma ku ndodhet i plagosuri ruhet me efektivë të policisë së rendit, të cilët nuk lejojnë që të futet brenda asnjë person përveç familjarëve të tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se Sulejmani, i cili u qëllua në hyrje të pallatit të tij (kati i parë), është ndihmuar nga kushëriri i tij për t’u ngjitur në katin e katërt të pallatit, ndërsa dy atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga ana tjetër, burime nga policia bënë me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga të dyja palët.

Po të njëjtat burime sqaruan se dy autorët e krimit kanë qëlluar Armando Sulejmanin (kishte pak kokë që kishte dalë nga burgu) në hyrje të pallatit të tij dhe se ky i fundit, edhe pse i plagosur, ka mundur të ngjitet në katin e katërt dhe të kundërpërgjigjet ndaj atentatorëve me pistoletë.

Mendohet se njëri nga atentatorët mund të jetë plagosur në këmbë. Pas verifikimit të kamerave të sigurisë në disa njësi tregtare të zonës, policia e Vlorës ka konstatuar se në atentatin ndaj Sulejmanit kanë marrë pjesë dy persona të moshës nga 20 deri në 25 vjeç, të maskuar dhe të armatosur me pistoletë. Nisur nga fakti se njëri nga autorët çalonte në të ecur, blutë deklaruan se ai mund të jetë plagosur. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura