Atentatet po trondisin vendin, Ervin Salianji: Gjendja alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen nga bashkëpunimi i qeverisë me bandat

Aug 18, 2022 | 10:23
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Ervin Salianji ka dalë me një reagim pas tre ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin në orët e fundit.

atentat ne fier vlore panaja

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji akuzon qeverinë se “mungesa e reagimit po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit”.

“Gjendja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë!”, thekson Salianji.

Një atentat me dy viktima ndodhi sot në Vlorë, pak orë pas dy vrasjeve që tronditën vendin, në Elbasan dhe në Sarandë.

POSTIMI I PLOTE

salianjii

Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet kodet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.

Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze tëpazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!

Gjendja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura