Atentat pranë shtëpisë mafiozit italian, sillte drogë nga Shqipëria

Jan 24, 2016 | 19:59
SHPËRNDAJE

Një mafioz i famshëm në Foxhia të Italisë është vrarë ditën e djeshme gjatë një atentati pranë banesës së tij.

Rocco DeddaAi është Roko Deda, 47-vjeçar i njohur nga autoritetet si kapo i trafikut të drogës në qytetin e Foxhias.

Vrasja e Dedës është e para për këtë vit në Itali, ndërkohë që ai jetonte në një banesë të improvizuar afër kapitenerisë së Portit të Foxhias.

Roko Deda u arrestua dy vjet më parë gjatë një operacioni të Policisë kundër drogës, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e drogës që vionte nga Shqipëria dhe Greqia.

Mirëpo ai u lirua për mungesë provash. Mediat italiane shkruajnë se Deda mund të ketë qenë nën përgjim gjatë kësaj kohe për të kapur trafikantë të tjerë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura