Atentat ndaj shqiptarit në Itali, qëllohet me 3 plumba në kokë në momentin kur..

Apr 18, 2018 | 21:25
SHPËRNDAJE

Një shqiptar në Itali është plagosur nga disa persona, ku sipas policisë mbi të është qëlluar tre herë në prani të shumë njerëzve dhe pranë një shkollë.

Sipas mediave italiane, shqiptari është rreth të dyzetave dhe tashmë ai ndodhet në spital  për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një moment kur fëmijët priteshin që të dilnin nga dyert e shkollës.

1524070881532.jpg--sparatoria__regolamento_di_conti__

Sipas dëshmitarëve atentatori është pyetur nga një pensionist që ishte aty afër. Pensionisti kishte kërkuar që të merrte informacion, por nuk ja arriti qëllimit.

I moshuari i është afruar të plagosurit dhe i ka dhënë ndihmën e parë ndërsa ka njoftuar edhe ambulancën. Gazetarëve u tha në vendin e ngjarjes se nga i plagosuri po dilte shumë gjak dhe ia lidhi këmbën me një rrip. Ai tha se kishte edhe një plagë në kokë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ndodhet në spitalin “San Giacomo”.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie dhe ekspertë ndërsa disa portale italiane shkruajnë se autori është ndaluar, por ende nuk ka të dhëna të sakta. Dyshohet se motiv i ngjarjes janë llogari të pa mbyllura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura