Atentat 42-vjeçarit shqiptar në Gjermani, vritet me plumb pas koke teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit

Nov 29, 2022 | 9:49
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar shqiptar është vrarë në një atentat me armë zjarri në qytetin e Krefeld në Gjermani. Sipas mediave gjermane shqiptari u vra teksa po lëvizte me biçikletë në qendër të qytetit.

gjermani policia

Të shtënat u shënuan rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës duke tronditur qytetin e qetë në veriperëndim të Gjermanisë.

“Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan Bild.

“Kishte një vrasje”, konfirmoi zëdhënës i policisë, por pa dhënë detaje në lidhje me identitetin e viktimës.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë pamjet filmike të bizneseve për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura