“Atëherë më vinte turp”/ Adrola Dushi rrëfen detaje nga fëmijëria e saj. Ja cila ishte puna e parë që ka bërë modelja

May 14, 2022 | 8:47
SHPËRNDAJE

Adrola Dushi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më Lër Të Flas”. Modelja shqiptare gjatë kësaj interviste ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj personale.

Ajo në një moment të bisedës tregoi një detaj shumë të rëndësishëm nga fëmijëria e saj. Miss-i rrëfeu për publikun se ka punuar që kur ishte e vogël. Puna e parë për Adrolën ka qenë në vendlindjen e saj, Rrëshen duke shitur rroba me të ëmën. Ajo tregoi se në njëfarë mënyre kjo e ka rritur jashtë mase, ku nuk nguroi të tregonte se në atë kohë nuk e kuptonte dhe ndonjëherë i vinte turp.

“Ideja është që unë jam një vajzë që kam punuar që e vogël dhe e kam thënë faktikisht këtë gjënë dhe jam shumë krenare për këtë gjë. Kam punuar, kam shitur rroba me mamin për 10 vite në Rrëshen. Dhe është diçka që mua më ka bërë jashtëzakonisht mirë, edhe pse atëherë mbase më vinte pak turp, ndjehesha pak keq nga moshatarët e mi a ku di unë se ça. Tani ndjehem shumë me fat që e kam bërë atë gjë. Dhe më ka rritur pafund,”-është shprehur Adrola Dushi.

Ju kujtojmë që po në këtë intervistë më herët e pyetur nëse është në një marrëdhënie, Adrola refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë deklaratën tipike: “Jam në dashuri me veten”.

LAJMIN E PLOTE E LEXONI NE PANORAMAPLUS.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura