Atalanta gjen zgjidhje për COVID-19, të pavaksinuarit do të udhëtojnë me…furgon

Jan 18, 2022 | 15:59
SHPËRNDAJE

Atalanta do të përballet në fundjavë me Lacion në transfertë, por po kalon një situatë jo të mirë për sa i përket vaksinimit të lojtarëve.

atalanta

Duket se më në fund klubi “bergamas” i ka dhënë zgjidhje këtij problemi. Lojtarët të cilët nuk janë vaksinuar do të duhet të udhëtojnë vetëm me furgon për në kryeqytet dhe jo me skuadrën.

Por kjo nuk është e gjitha, Ata gjithashtu do të duhen të akomodohen në apartamente të ndryshme afër hotelit që do të akomodohet pjesa tjetër e ekipit. Gjithsesi do të lejohen të luajnë kundër Lacios.

Pas sfidës, ata do të kthehen për në Bergamo, në të njëjtën mënyrë siç do të shkojnë për në Romë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura