“Ata sillen sikur të janë në….”/ Shqiptarët rrihen në mes të Francës me shkop bejsbolli, dënohen me burg dhe gjobë

May 31, 2022 | 20:02
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë dënuar nga një gjykatë franceze pasi janë rrahur me njëri-tjetrin me shkop bejsbolli në mes të qytetit Brest të Francës.shkopiii

Sipas dëshmitarëve që panë gjithë skenën e dhunës, një prej makinave kishte bllokuar rrugën në qendër të qytetit dhe njëri prej shqiptarëve kishte dalë nga makina e tij dhe ka rrahur me shkop bejsbolli bashkëatdhetarin e tij duke i thyer edhe krahun.

Për hetuesit, i plagosuri kishte rrëfyer se: “Donin të më fusnin në bagazhin e makinës së tyre”, shkruajnë mediat franceze. 

Sipas dosjes së prokurorisë thuhet se shqiptarët,  “sillen sikur të ishin në Shqipëri”.

Vetë i plagosuri nga ana e tij ka thënë se “nuk dëshiron procedim ligjor dhe se palët tani po pajtohen”. Megjithatë, gjykata dënoi njërin prej shqiptarëve me 1 vit burg dhe të dytin me 900 euro gjobë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura