“Ata që nxisin dhunën do të mbahen përgjegjës”- Presidenti Meta pyetet për qëndrimin e ambasadës amerikane gjatë protestës së Berishës: Kanë të drejtën e tyre të shprehen

Jan 14, 2022 | 14:19
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta tha se kishte “zero koment” lidhur me reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë për protestën e 8 janarit që degjeneroi në dhunë në selinë e PD.


Sipas kreut të shtetit, qëndrimin e tij për dhunën dhe incidentet e ndodhura të shtunën në selinë e PD do ta vërë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

“Zero koment. Ata kanë të drejtën e tyre të shprehen për çdo çështje. Qëndrimin tim do t’ua jap me shkrim edhe juve që ta keni dhe në shqip dhe në anglisht për sa i takon dhunës. Edhe dhunës kundër dyerve, edhe dhunës kundër qytetarëve dhe kundër protestuesve. Patjetër!”, deklaroi Meta.

REAGIMI I AMBASADORES AMERIKANE YURI KIM GJATE PROTESTES SE BERISHES

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në reagimin e saj theksonte se SHBA “është thellësisht e shqetësuar për situatën” që ishte krijuar duke shtuar se “ata që nxisin dhunën do mbahen përgjegjës”.

DEKLARATA 

SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.

twit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura