“Ata që hedhin ujë përpjetë ta dinë se nuk patëm bilancet e shteteve të tjera sepse bëmë këto që bëmë”- Rama sqaron pse vendos të mbyllë qytetarët në fundjavë

May 24, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka sqaruar se ka vendosur që të mbyllë lëvizjen në fundjavë për faktin se ka më shumë njerëz që i ekspozohen virusit.

Rama iu pergjigj te gjithe atyre qe jane dyshues ne punen e qeverise duke thene se “kush hedh ujë përpjetë për gjithçka kemi bërë, e vërteta që e di çdo mendje e kthjellët është, pse ne bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm ato që patën shtetet e tjera”.

 

rama

Është shumë e thjeshtë. Mjafton të kesh pakëz dëshirë ta kuptosh. Dinamika e kësaj lufte do të jetë betejë me vetën. Kjo varet qysh prej ditës 1 nga niveli i ekspozimit të popullatës prej virusit.

Faza 2 nisi me lehtësime. S’besoj të jetë më e vështirë për t’u kuptuar tani më se fasha orare e hequr totalisht në zonat e gjelbra, apo zgjeruar në zonat e kuqe e shtuna dhe e diela ka një rrezik shumë më të madh ekspozimit.

Jua kam thënë se çfarë lufte nervash dhe sprove durimi do të ishte kjo dreq historie. Kush hedh ujë përpjetë për gjithçka kemi bërë, e vërteta që e di çdo mendje e kthjellët është, pse ne bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm ato që patën shtetet e tjera”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura