Astrit Hafizi: Superiores me 10 ekipe i erdhi fundi, ja pse jam kundër Hitajt

Apr 22, 2018 | 10:04
SHPËRNDAJE

Sondazhi i bërë nga gazeta “Panorama Sport” dy ditë më parë, ku klubet votuan në shumicë për një Superiore me 14 skuadra, ka hapur një debat publik. Ish-shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, ishte i pari që reagoi në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se një Superiore me 10 ekipe është zgjedhja më e mirë. Sot është ish-trajneri me eksperiencë dhe një ndjekës e njohës shumë i mirë i kampionatit shqiptar, Astrit Hafizi, i cili kundërshton Hitajn. Në një intervistë për gazetën, ai shprehet për një kampionat me 16 skuadra dhe me dy faza. Hafizi thotë se Superiores me 10 ekipe i ka ardhur fundi, ndërsa cilësia po bie vit pas viti.

hafizi

Dy ditë më parë, gazeta “Panorama Sport” bëri një sondazh në lidhje me ndryshimin e formulës së Superiores në të ardhmen, ku 15 klube nga 30 votuan për një kampionat me 14 skuadra. Si një ish-trajner dhe specialist futbolli, si e komentoni këtë sondazh?

Sondazhi nxirrte në pah në mënyrë shumë të qartë faktin që edhe vetë klubet e kanë kuptuar tashmë se duhet që të shtohet numri i skuadrave pjesë- marrëse në Superiore. Besoj se është edhe në të mirën e nivelit dhe cilësisë së kampionatit që të shtohet numri i ekipeve. Ka kohë që me këtë garë me 10 ekipe, cilësia ka rënë. Ekipet, duke u ndeshur me njëra-tjetrën kaq shumë gjatë këtyre viteve dhe 4 herë në një sezon, i bie vlera përballjeve. Nuk më duket një formulë shumë e gjetur. Nëse nuk gabohem, ka 10 apo 12 vite që aplikohet një skemë e tillë.

Ish-Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Hito Hitaj, një ditë më parë në gazetën “Panorama Sport” shprehej në mënyrë radikale kundër ndryshimit të skemës së kampionatit. Ai këmbëngul se Superiorja me 10 ekipe është më e mira. Si e komentoni analizën e tij?

Nuk jam aspak dakord me ato që ka thënë. Ai mendon se niveli është më i mirë me 10 ekipe dhe nuk ka kompromise me këtë lloj formule. Por, po ju them se kompromiset janë bërë më shumë me 10 ekipe se asnjëherë tjetër. Kompromiset janë bërë gjithmonë, edhe për të dalë kampion apo edhe për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Mos harroni që kompromisi më i fundit ishte sezonin e kaluar mes Tiranës dhe Kukësit. Të gjithë e panë marrëveshjen që bënë bardheblutë me kuksianët për Kupën dhe kampionatin. Ajo që thotë Hito Hitaj se në një kampionat me 10 ekipe zhduken kompromiset, është plotësisht gabim. Kompromiset bëhen si me 10, 5, 2 apo 30 skuadra.

sondazhi panorama sport superiore

BESAR BOZGO

***INTERVISTËN E PLOTË TË ISH-TRAJNERIT TË KOMBËTARES, ASTRIT HAFIZI, MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura