“Aspiratë maniake për madhështi, mosbesues, paranojak dhe…”/ Si përshkruhej Enveri në librin “Shqipëria nën hijen e një tirani”, që u dērgua në ‘84-ën në disa ambasada

| 18:40
SHPËRNDAJE

pjimageDashnor Kaloçi/ Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me siglën “Tepër sekret”, ku ndodhet një korespodencë midis ambasadës shqiptare në Algjer dhe Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, që mbajnë datën 7 korrik 1984, ku ambasadori Nesip Kaçi, informon eprorët e tij, lidhur me një libër (broshurë) në frëngjisht, me titull “Shqipëria nën hijen e një tirani”, që i është dërguar asaj ambasade me anë të postës.

Broshura në fjalë që u ka shkuar me postë edhe disa ambasadave të tjera të huaja të akredituara në Algjer, bën fjalë mbi jetën dhe veprimtarinë politike të udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, që nga origjina e familjes, e deri në atë kohë (viti 1983), që është botuar ai libër.

“Sot me datën 7 korrik 1984, ambasadës i vine katër zarfa pa adresën e dërguesit me vulën e postës algjeriane që mban datën 3 korrik 1984 ora 15.00,  që u dërgohen personave që përmban libri diplomatik, shokut Nesip Kaçi, Kudret Kraja, Dilaver Shkurti, dhe Jonuz Çiraku. Zarfat përmbajnë një broshurë titulluar “Shqipëria nën hijen e tiranit” prej 17 faqesh, në kopertinë një bunker, botim Gevisobuchvertieb, post Fach 100168200 Hamburg 10.3.1983. Materiali përmban një sërë shpifjesh kundër udhëheqësit tonë të dashur për shtrëmbërim të realitetit kundër marrdhënieve shqiptaro jugosllave që nga formimi i Partisë deri në ditët tona.

Dalin në mbrojtje të tradhëtarëve e armiqve të betuar të Partisë”. Kështu thuhej në mes të tjerash në disa telegram me siglën “Tepër sekret” që ambasada shqiptare në Algjer i’a dërgon Ministrisë së Punëve të Jashtëme më 7 korrik të vitit 1984, të cilat mbajnë firmën e ambasadorit, Nesip Kaçi. Siç do të shohim edhe nëpërmjet këtyre dokumenteve arkivore të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, të cilat mbajnë siglën “Tepër sekret”, (prej kohësh të deklasifikuara) dhe që publikohen për herë të parë nga Memorie.al, në korrespodencën në fjalë në mes përfaqësisë sonë diplomatike në Algjer dhe Ministrisë së Jashtëme në Tiranë, bëhet fjalë lidhur me një libër (broshurë) në frëngjisht, që i është dërguar asaj ambasade me anë të postës.

Broshura në fjalë me titull “Shqipëria nën hijen e një tirani”, që u ka shkuar me postë edhe disa ambasadave të tjera të huaja të akredituara në Algjer, bën fjalë mbi jetën dhe veprimtarinë politike të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, që nga origjina e familjes, e deri në atë kohë (viti 1983), që është botuar ai libërth.

Nga përmbajta e tij, duket që ai është botuar dhe shpërndarë nga shërbimet sekrete të Jugosllavisë së asaj kohe, UDBA (gjë të cilën e “konfirmojnë” edhe titullarët e ambasadës shqiptare në Algjer) dhe ai përmban një ekspoze kronologjike të udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, me një sërë akuzash, duke filluar që: nga vajta e tij në Francë në periudhën e Monarkisë së Zogut, (ku aludohet apo më saktë akuzohet se ai ka qenë i dërguar nga policia sekrete e Monarkisë), veprimtaria e tij në Francë, shkrimet publicistike nën pseudonimin, “Lulo Malësori”, kthimi në Shqipëri dhe puna si profesor në Liceun Francez të Korçës, ardhja në krye të Partisë Komuniste Shqiptare me ndihmën e jugosllavëve, Pleniumi i Beratit ku ai i shpëtoi shkarkimit, miqësia dhe prishja me Jugosllavinë e Josif Broz Titos, e më pas Bashkimin Sovjetik të Stalinit dhe Kinën e Mao Ce Dunit, eeliminimi me dorë të hekurt i bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe kundërshtarëve të tij politik, veset dhe paranojën e tij, e deri tek gjendje e mjeruar ku e kishte katandisur ai vëndin e tij, të cilin e kishte qeverisur me dorë të hekurt që nga viti 1944. Për më shumë na njeh libri në fjalë, të cilën Memorie.al e publikon të plotë dhe me faksimilet përkatëse, ashtu siç ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë.

           DESHIFRIM                   Tepër Sekret

             Nr 904                      Nga Algjeri     

Data: 8.7.1984

                 MINISTRISË SË JASHTME

Sot me datën 7 korrik 1984, ambasadës i vine katër zarfa pa adresën e dërguesit me vulën e postës algjeriane që mban datën 3 korrik 1984 ora 15 dhe që u dërgohen personave që përmban libri diplomatik, shokut Nesip Kaçi, Kudret Kraja, Dilaver Shkurti, dhe Jonuz Çiraku. (vijon)

           DESHIFRIM            Tepër Sekret

            Nr. 905                  Nga Algjeri     

Data: e dyta

Zarfat përmbajnë një broshurë titulluar “Shqipëria nën hijen e tiranit” prej 17 faqesh, në kopertinë një bunker, botim Gevisobuchvertieb, post Fach 100168200 Hamburg 10.3.1983. (vijon)

         DESHIFRIM            Tepër Sekret

 Nr 906                    Nga Algjeri     

 Data: treta

Materiali përmban një sërë shpifjesh kundër udhëheqësit tonë të dashur për shtrëmbërim të realitetit kundër marrdhënieve shqiptaro jugosllave që nga formimi i Partisë deri në ditët tona. Dalin në mbrojtje të tradhëtarëve e armiqve të betuar të Partisë. (vijon)

        DESHIFRIM            Tepër Sekret

            Nr. 907              Nga Algjeri 

Data: mbaroi

E të popullit tonë, në një vënd preket për keq edhe shoku Ramiz Alia. Librat i kemi në ruajtje. Njoftoni si të veprojmë me to.

Jermani

Tepër Sekret                 SHIFRIM

Nr. 2821

Data: 18.7.1984.

Adresa: Ambasadës në Algjer

Koncepti: Na njoftoni në ç’gjuhë është botuar në broshurën “Shqipëria nën hijen e tiranit”, dhe me postën e parë, (me njerëz që do të vijnë nga ambasada) na e dërgoni. E presim.

Muhameti

19.7.1984

     DËSHIFRIM             Tepër Sekret

        Nr.953

Data: 20.7.1984

              MINISTRISË SË JASHTME

Tuajit Nr. 2821. Broshura është anonime, botuar në frëngjisht. Në faqen pas kopertinës shkruan: Geviso Buchvertrieb, Post Fach 500568, 2000 Hamburg 5 – 1983. Me postën e parë do tju dërgojmë një kopje, të tjerat do t’i djegim.

Nesipi                       

                             Tepër Sekret

SHIFRIM

Nr. 2820

Data: 18.7.1984

Adresa. Gjithë përfaqësive përveç Algjerisë

Koncepti: Këto ditë ambasadës sonë, në Algjer, dhe disa ambasadve të tjera, të huaja aty, u është dërguar me postë, një broshurë me përmbajtje armiqësore kundër vëndit tonë me titull “Shqipëria, nën hijen e tiranit”. Na njoftoni po t’ju ketë ardhur dhe juve, ose në qoftëse ju sinjalizon ndonjë përfaqësues.

Ambasada e Republikës Popullore

Socialiste e Shqipërisë

 Algjer                                   Tepër Sekret

Nr.73

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

Sipas udhëzimit tuaj po ju dërgojmë broshurën me titull “Shqipëria, nën hijen e tiranit”, që po u shpërndahet në mënyrë anonime trupit diplomatic të Algjerit. Kopjet e tjera i dogjëm.

                                 AMBASADORI

                                   Nesip Kaçi

                          Broshura “Shqipëria nën hijen e tiranit”

Në Evropë në fund të shekullit XX ka akoma “tiranë” që qeverisin në emër të klasës punëtore. Adresa e tyre është e njohur – Shqipëria, e quajtur “socialiste”. Emri i tiranit nuk është i panjohur, jo: Enver Hoxha.

Aspiratë maniake për madhështi, mosbesim ndaj një fryme të trazuar dhe të personalitetit që kufizohet me paranojën – këto janë tiparet karakteristike të karakterit “më të madh” të teorisë së Marksizmit-Leninizmit të kohës sonë. Imazhi i imagjinatës së tij të mbrapshtë është gjendja shumë serioze ekonomike e Shqipërisë sot. Dhe ne duam ta kalojmë këtë mjerim shqetësues në një socializëm të vërtetë që pretendon të shërbejë si një ideal dhe një model për vendet dhe popujt e tjerë. Enver Hoxha ka pasur shumë më tepër bunkerë, se ndërtesat në Shqipëri sot. I fiksuar nga mania e bunkerëve, kreu i Shqipërisë nuk kursen tokë e punueshme nga njerëzit e tij.

Kush është saktësisht Enver Hoxha?

Ai lindi në 16 tetor 1908 në familjen e një tregtari të vogël tekstili në Gjirokastër. Në këtë rajon të Shqipërisë së Jugut, popullsia është ortodokse, por prindërit e tij janë muslimanë, gjë që e bën atë të ndihet i huaj, për ata që e rrethojnë si fëmijë. Në 75 vjet, ky tjetërsim ka qenë në gjendje të marrë format e një morbiditeti monstruoz, të veçantë për Hitlerin dhe Francën.

Gjyshërit e Enver Hoxhës, anëtarët e sektit “Bektashi”, të lidhur me të ashtuquajturën shoqatë “Freemason” të Evropës Perëndimore, të organizuar si Masonët. Ne nuk e dimë trashëgiminë që nipi mori nga gjyshërit e tij, por ne e dimë se më vonë ai shkatërroi 2.000 kisha dhe xhami në Shqipëri, ndër të cilat kryeveprat e artit, për të demonstruar se në botë ekziston vetëm një Zot dhe ky Zot është ai.

Enver Hoxha, “fëmija plangprishës  i shtëpizës masonike”

“Udhëheqësi” Enver Hoxha nuk do ta pranojë kurrë që ai është “fëmija i prishur i shtëpizës masonike” dhe megjithëse është gjimnazist në Korçë, ai merr një bursë shtetërore dhe si një bursë mbretërore, studion botaninë në Monpellìer në Francë. Si student ai detyrohet të heqë dorë nga bursa e tij, për shkak të suksesit të tij të dobët, por nga ana tjetër, ai nuk i prish lidhjet e tij me agjentët e Zogut dhe së shpejti emërohet konsull në misionin diplomatik mbretëror në Bruksel të Belgjikës.

Kjo është ajo ku Enver Hoxha u regjistrua në shkollën e Drejtësisë, por përsëri, ai nuk ka forcë të përfundojë studimet. Nën urdhërat e autoriteteve mbretërore shqiptare, ai u nis për në Paris, ku nën pseudonimin “Lulo Malesori” agjentët e Zogut e akuzuan atë për botimin të artikujve në shtypin francez, kundër regjimit mbretëror, për të depërtuar më lehtë në mesin e forcave përparimtare. Deri në vitin 1936, Enver Hoxha “bashkëpunoi” me botimet përparimtare shqiptare.

Qëllimi i policisë mbretërore, është ta bëjë atë me një reputacion si një revolucionar, “një marksist dhe një komunist”. Pasi u kthye në Shqipëri, ai u urdhërua të bashkohet me grupin Marksist të Korçës; në të njëjtën kohë, ai u emërua profesor i frëngjishtes në shkollën e mesme. Në Korçë, pionieri i Lëvizjes Komuniste shqiptare, Ali Kelmendi, krijon grupet më të forta komuniste. Gjatë periudhës nga 1936-1939, lufta revolucionare ishte shumë aktive, por historia nuk ka regjistruar asnjë aktivitet nga “udhëheqësi” i ardhshëm, Enver Hoxha.

Në prill të vitit 1939, kur italianët pushtuan Shqipërinë “revolucionari” – provokues, Enver Hoxha, duke përdorur mjete të dyshimta, u bë pronari i një dyqani të duhanit dhe aty tregtoi deri në nëntor 1941. Këtu tregtari i duhanit, pati sukses për të përmbushur detyrën e parashtruar nga mbrojtësit e tij të policisë dhe u vu në krye të një grupi partie. Dhe më 12 nëntor 1941, ai tashmë ishte udhëheqës i partisë.

Organizatori simpatik i Partisë Komuniste, Nako Spiro, i çuar në vetëvrasje nga Enver Hoxha, e karakterizon me këto terma: “Fryma mediokre, sektar në parti, pëlqen të adhurohet, pa e njohur njeri, krijuesi i një klike rreth tij dhe gjithmonë dëshiron të sundojë mbi të gjitha, detyrë për të ulur në zero të gjithë ata që janë rreth tij, kërkon që partia ta bëjë atë një klithmë të mirë për ta bërë veten të famshëm”.

Nga agjent i policisë së Zogut, në krye të PKSH-së

Kështu që nga nëntori i vitit 1941, në krye të Partisë Komuniste Shqiptare, është vendosur Enver Hoxha, agjent provokues i policisë që fillon të ndjekë qëllimet e inspiruesve të tij të fshehtë, për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.

Në vitin 1941, para anëtarëve të Partisë Komuniste Shqiptare, u ngrit detyra e organizimit të luftës çlirimtare të popullit të tyre, por Enver Hoxha, u ndje i mbingarkuar nga ky imperativ i ditës. Në nëntor 1941, Komiteti Qendror i Partisë e kritikoi shumë ashpër në Berat, për shpërfillje të udhëheqjes kolektive, për oportunizëm dhe hezitim në luftë, për veprimtari ideologjike të lënë pas dore dhe për eliminimin e anëtarëve kryesorë të partisë. Për të shpëtuar veten, Enver Hoxha, shtyhet dhe bën autokritikën e tij: “Unë mendoj se nuk jam në gjendje të punoj siç duhet dhe nuk mund të jap kurrë atë që është e nevojshme për një detyrim të tillë” – deklaron ai.

Por, pasi arriti të mbajë pozicionin e tij politik në parti, ai vepron në të njëjtën mënyrë dhe më vonë, në vitin 1948, në seancën e X-të plenare të Komitetit Qendror, ku ai bëri “autokritikën e tij” për shkak të linjave të tij me “Elemente të revizionizmit” jugosllav dhe në 1956, kur ai deklaroi se kishte bërë një faj, ndërsa ishte informuar në pozitën e Inform-Byrosë në lidhje me Jugosllavinë e Titos.

Fati i kthimit të atyre që guxuan të dyshojnë në përsosmërinë e tij, ishte vetëm vdekja. Më 1956, partizania e famshme militante, Liri Gega, gjashtë muajshe shtatzënë, u dënua me vdekje. Para se të pushkatohej, ajo lyp që të lejohet të lindë fëmijën, por krimineli i rëndë, është një i huaj për dhembshuri. Ai as nuk mund të heqë dorë nga vetë-kritika e tij. Morali dhe mendjemadhësia e tij kronike e ulët, e bëri atë të shkatërrojë e asgjesojë dokumente nga disa plenume dhe takime të Komitetit Qendror të Partisë, me qëllimin e vetëm për ta bërë historinë sikur ai ishte një “udhëheqës” të pa të metë. Eshtë e vërtetë që historia do ta kujtojë atë si një nga ekzekutuesit mizor të popullit shqiptar dhe si një të pafytyrë të shekullit.

Dikur “udhëheqësi” shqiptar u betua para varreve të heronjve që vdiqën gjatë luftës ballkanike në Gjirokastër, për t’i shërbyer idesë së krijimit të “Shqipërisë së Madhe”. Kjo është arsyeja pse Jugosllavia, lufta çlirimtare e së cilës shërbeu për të mbështetur atdhetarët shqiptarë në luftën e tyre kundër okupatorëve fashistë italianë, është “noire note” për të.

Në 1948-ën, shpif ndaj Titos dhe kalon me Stalinin

11 maj 1948, Enver Hoxha flet për konsolidimin dhe forcimin e vëllazërimit dhe unitetit midis Shqipërisë e Jugosllavisë dhe një muaj më vonë – 1 qershor i po këtij viti, ai mediton dhe shpif kundër Josip Broz Tito, udhëheqësi i dashur i kombit jugosllav. Për të kënaqur zotërinë e tij të ri – Joseph Stalin, udhëheqësi shqiptar prish të gjitha kontratat dhe të gjitha konventat me Jugosllavinë. Sidoqoftë, pas vdekjes së Stalinit, “oficeri i dobët i policisë” dhe ish tregtari i duhanit, morën frymëzim nga ideja për të udhëhequr revolucionin botëror

Në vitin 1956, kur kohët ndryshuan, ai kritikoi kultin e personalitetit të Stalinit dhe ai gjithashtu ishte një objekt i kësaj kritike. Sidoqoftë, shumë shpejt pas kësaj, Enver Hoxha nuk harroi kollaj për të eleminuar ose likuiduar të gjithë ata që kishin deklaruar veten kundër tij. Fakti i të qenit i prishur me Hrushovin nuk është fatale për “udhëheqësin”, sepse është Kina e Maos që i vjen në ndihmë. Por shumë shpejt, në prill të vitit 1978, prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve, e çoi Shqipërinë në izolim të plotë.

Rezultati i këtij “socializmi” të mbyllur të Enver Hoxhës, është i njohur mirë. Në vend të sovranitetit të popullit, është një diktaturë e përgjakshme që mbretëron atje, ai sheh kudo bunkerë – në qytete dhe fshatra, në rrugë dhe kodra, përballë kasolleve dhe administratave publike. Në strehën e tij të blinduar, “udhëheqësi” po planifikon planet e tij për pushtimin e Kosovës dhe mbetet me këtë shpresë para se të largohet nga kjo botë tokësore.

Enver Hoxha sulmon padrejtësisht ndihmat e sjella nga Jugosllavia, por kombi shqiptar e kupton mire, që kjo ndihmë ishte me të vërtetë e interesuar, vëllazërore dhe bujare. Pavarësisht nga të gjitha këto sulme dhe shpifje, popujt jugosllavë janë gjithmonë të gatshëm, të ofrojnë ndihmën e nevojshme për fqinjët e tyre shqiptarë, në një mënyrë të pakënaqur.

Me udhëzimet e Titos për Popoviçin, formohet PKSH-ja

Në 1939, ende nën udhëheqjen e Titos, Miladin Popoviç, sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave të rajonit të Kosovës dhe Metohisë, u lidh me komunistët shqiptarë për t’i ndihmuar ata në themelimin e partisë së tyre. Përmes Fadil Hoxhës, ai vendosi kontakte me grupin komunist të “Shkodrës”, por shpejt e kuptoi që nuk kishte kushte, Tito i dha udhëzime të reja Popoviç-it, dhe më 8 nëntor 1941, Konferenca përbërëse e partisë u mbajt në Tiranë me 20 pjesëmarrës përfaqësues të delegatëve.

Zgjidhet një komitet qendror i përkohshëm, ku përfshihen: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Nako Spiro, Kristo Themelko dhe Tuk Jakova. Askush nuk zgjedh sekretarin e përgjithshëm në këtë konferencë. Përgjegjës për problemet politike është Tuk Jakova, problemet organizative – Koçi Xoxe, rinia – Qemal Stafa, problemet financiare dhe materiale – Enver Hoxha.

Më vonë, duke përdorur shumë dinakëri, duke pasur frikë dhe duke bërë intriga, Enver Hoxha e ndryshoi këtë funksion, duke u hequr si një udhëheqës kryesorë, duke vrarë komunistët më të shquar dhe më të aftë shqiptarë. Pasi zuri pozicionin më të lartë në udhëheqjen e partisë, Enver Hoxha në mënyrë më active, parandaloi zhvillimin dhe konsolidimin e partisë, si dhe pjesëmarrjen e partisë së tij në luftën kundër okupatorëve fashistë italianë. Si tjetër mund të shpjegohet fakti që në pranverën e vitit 1943, partia garoi vetëm me 700 anëtarë?!/Memorie.al

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.