Asnjë viktimë nga Covid në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Ja sa qytetarë janë infektuar

Sep 3, 2020 | 15:11
SHPËRNDAJE

covid maqedoniMaqedonia e Veriut nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronaviorusi në 24 orët e fundit, por vihet re një rritje të të infektuarve krahasuar me një ditë më parë.  

Sipas autoriteteve shëndetësore atje ka pasur 166 raste të reja, shumica e të cilave në Shkup. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 224 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 14762 ndërsa i rasteve aktive 2191.

Një ditë më parë, Maqedonia e Veriut shënoi 2 viktima dhe 145 raste të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura