Asnjë komunikim mes Vasilit, Peleshit dhe Spiropalit

Dec 7, 2017 | 21:49
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që shumë foto të paparacit tonë tregojnë deputetët e moderuar të forcave të ndryshme politike, të cilët jo vetëm flasin me njëri-tjetrin, por pinë edhe kafe, ka në fakt edhe një realitet tjetër. Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, teksa priste makinën që të vinte ta merrte te dera e Parlamentit, ka hasur disa deputetë të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, dhe deputeten Elisa Spiropali. Ai jo vetëm që nuk u ka folur kolegëve, por as nuk e ka kthyer kokën për t’i përshëndetur formalisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura