Asnjë i infektuar brenda, por Kina raporton 39 raste të reja ‘të importuara’ me COVID-19

Mar 23, 2020 | 8:46
SHPËRNDAJE

Kina të hënën raportoi se nuk ka pasur raste të reja vendore të koronavirus të ri në vend, ndonëse ka 39 raste të reja të importuara, bëri të ditur autoriteti shëndetësor i vendi, raporton Anadolu Agency (AA).kina

Në konferencën e tij të përditshme për COVID-19, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se: “39 raste të reja të importuara me infeksione të konfirmuara, 47 raste të reja të infeksioneve të dyshuara dhe 9 vdekje (të gjitha në provincën Hubei)” në 24 orët e fundit në të gjithë Kinën.

Kjo shënon ditën e pestë me radhë pa infeksione të reja në qytetin Wuhan, ku virusi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe u përhap në të gjithë globin.

Me infeksionet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është rritur në 81.093, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 3,270, sipas komisionit shëndetësor.

Pas numrit në rritje të rasteve të reja të koronavirusit midis atyre që vijnë nga vendet tjera, qeveria devijoi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në një nga 12 aeroportet në qytete të tjera para se të mbërrinin në kryeqytetin Pekin.

Pasagjerët duhet të kalojnë një ekzaminim shëndetësor në ato qytete para se të vazhdojnë më tej në Aeroportin Ndërkombëtar të Kryeqytetit të Pekinit.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur shpërthimin një pandemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura