Asnjë humbje jete nga koronavirusi, rritje e lehtë e rasteve pozitive. Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: Ja si paraqitet situata

May 10, 2022 | 16:46
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit asnjë person nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 914 testim kanë rezultuar pozitiv 44 persona, ndërsa janë shëruar 93.

Ambulanca-infektivi-850x450-1-770x433-1

Rastet pozitive janë 20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër,  Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

“MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër,  Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Maj 2022)

Raste të reja ditore           44

Të shëruar në 24 orë        93

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 914

Testime totale               1,814,203

Raste pozitive                  275,416

Raste të shëruara             271,710

Raste Aktive                         209

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            116

Fier                  27

Vlorë               19

Shkodër           10

Lezhë               8

Elbasan            8

Korçë               6

Gjirokastër      6

Durrës             4

Berat                3

Kukës               2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura