Asnjë humbje jete nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 31 qytetarë të infektuar

May 7, 2022 | 17:08
SHPËRNDAJE

Asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 944 testime, nga të cilët pozitiv kanë rezultuar 31 qytetarë, ndërsa janë shëruar 31.

koronavirusi-infektivi-urgjenca-820x579-1

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

“MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet ne njoftim.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 944 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.

Janë 284 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Maj 2022)

Raste të reja ditore            31

Të shëruar në 24 orë        32

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 944

Testime totale               1,812,147

Raste pozitive                  275,341

Raste të shëruara             271,561

Raste Aktive                         284

Humbje jete                        3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            168

Fier                  40

Vlorë               30

Korçë               10

Shkodër           8

Durrës              7

Lezhë               7

Elbasan            6

Berat                3

Kukës               3

Gjirokastër      2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura