Asnjë humbje jete/ MSH publikon shifrat e koronavirusit në 24 orët e fundit: Ja sa raste të reja u regjistruan

Feb 1, 2023 | 16:53
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 10 raste të reja me koronavirus nga 388 testime të kryera në total.

infektivi-1024x536

Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në të gjithë vendin janë 115 qytetarë aktivë me COVID-19.

Fatmirësisht këtë të mërkurë nuk është raportuar për viktima. Në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 4 persona.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 388 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

1 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki: 6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë.

Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 388
Testime totale 2,031,228
Raste pozitive 333,243
Raste të shëruara 329,532
Raste Aktive 115
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93
Vlorë 9
Fier 9
Elbasan. 2
Durrës. 1
Berat. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura