Asnjë humbje jete/ MSH publikon bilancin e koronavirusit: Ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Feb 3, 2023 | 18:18
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime të kryera në total.

Ambulanca-infektivi-850x450-1-770x433-1

Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në të gjithë vendin janë 130 qytetarë aktivë me COVID-19.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor vetëm 2 pacientë. Fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË PËR QYTETARËT

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 411 testime, ka 16 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 2 të shëruar në 24 orët e fundit

3 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 411 testime, nga të cilët 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki: 9 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Fier, Dimal, Kuçovë.

Janë 130 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,543 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 411
Testime totale 2,032,010
Raste pozitive 333,269
Raste të shëruara 329,543
Raste Aktive 130
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 105
Fier 12
Vlorë 4
Durrës. 3
Berat. 3
Elbasan. 2
Lezhë. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura