Asnjë humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 18 qytetarë të infektuar me koronavirus

Nov 16, 2022 | 18:14
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, nga 558 testime kanë rezultuar pozitivë vetëm 18 qytetarë ndërsa janë shëruar 14 pacientë.

testi covid

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.”

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 558 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

13 në Tiranë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Divjakë, Berat.

Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,293 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 558

Testime totale 2,004,208
Raste pozitive 332,088
Raste të shëruara 328,293
Raste Aktive 201
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 13
Fier 11
Gjirokastër 10
Elbasan 5

Berat 4
Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura