“Asnjë apati apo zvarritje”, Grida Duma thirrje demokratëve: S’ka kohë për të humbur, për të rrëzuar Ramën duhet të…

Oct 21, 2019 | 15:52
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja demokrate Grida Duma u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që të jenë në mbrojtje të vetes dhe shqiptarëve, ndërsa shton se çdo minutë vonese e çon vendin në të kaluarën.

Grida Duma, në një postim në Facebook, shkruan se PD duhet te jete e ardhmja dhe ta nxjerrë vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.

“Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike”, shprehet ajo ndër të tjera.b965a417-4dd0-480a-9d7e-9b59c94a54ac

Postimi i plotë:

Europa foli ne duhet të veprojmë pa asnjë apati më.

Ndaluam aksionin radikal dhe sakrifikuam për të vepruar me të gjitha energjitë pro hapjes së negociatave!

Sot i vetmi diskutim duhet të jetë cilat janë hapat e vlefshëm për rrëzimin e Ramës.
Rama vetë nuk ikën dhe me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, ne nuk duhet ti falim qeverisë atë që nuk ja falin partnerët! Qeveria sot nuk ka legjitimitet as brënda vendit dhe as jashtë!

Asnjë moment s’mund të jetë më i qetë kur Rama penalizoi Shqipërinë dhe Ballkanin, sot i ranë të gjitha alibite, Europa foli, asnje hap më me Ramën!

Çdo demokrat duhet të jetë në mbrojte të vetes dhe të ardhmes së shqiptarëve.
asnjë apati apo zvarritje, cdo minutë vonesë e çon vendin në të kaluaren, PD duhet te jete e ardhmja dhe ta nxjerre vendin nga e shkuara ku e zhyti Rama.
Europa foli, ne duhet te veprojme, me urgjence pa asnje apati me!
Ne duhet të protestojmë për largimin e Ramës dhe të jemi gati sot me alternativën konkrete për çdo çështje duke filluar nga reforma zgjedhore, tek zgjidhjet ekonomike.

Sot me shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa.
Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimarrje, nga ish deputetet tek ish kryetaret e bashkive, tek senatorër politikë.
Asnjë minutë për tu humbur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura