Asnjë aktivitet për 100-vjetorin e lindjes së Nexhmedin Zajmit

Mar 4, 2016 | 20:49
SHPËRNDAJE

I vetmi homazh për 100- vjetorin e lindjes së mjeshtrit të pikturës shqiptare, Nexhmedin Zajmi, ishte pikërisht përfshirja në këtë album. Asnjë tjetër shenjë, asnjë tjetër aktivitet, nga Ministria e Kulturës apo Galeria Kombëtare e Arteve, për t’i bërë homazh, një prej piktorëve më të mëdhenj shqiptarë. Nexhmedin Zajmi lindi plot 100 vjet më parë.

Zajmi01

Zajmi kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, nga viti 1939-1944. Kthehet në atdhe, duke u bërë një prej mësuesve të parë të brezit më të ri të piktorëve, skulptorëve dhe artistëve shqiptarë. Emërohet pedagog në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë (1945) dhe një vit më pas, në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

Në vitin 1955, punon si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe më pas rikthehet në Liceun Artistik si pedagog, ku jep mësim deri në vitin 1963. Po në këtë vit, emërohet pedagog në atelienë e pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ish-I.L.A.), ku punoi deri në vitin 1969. Pjesëmarrës në shumë aktivitete brenda e jashtë vendit, si në Bienalet e Aleksandrisë, të Bukureshtit, në Sofje, në Vjenë, Petërburg, Kroaci etj.

Ka lënë pas një pasuri të çmuar veprash me karakter historik, në peizazhe e portrete. Piktori Nexhmedin Zajmi është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”. Ai është gjithashtu fitues i “Çmimit të Republikës” dhe është dekoruar me mjaft urdhra të tjerë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura