VIDEO/ Asllani e nis si titullar për zikaltërit, Interi e mbyll fazën përgatitore me një humbje ndaj Vijarealit

Aug 6, 2022 | 22:30
SHPËRNDAJE

Interi i Simone Inzagit e ka mbyllur fazën përgatitore me një humbje ndaj Vijarealit me shifrat 2-4.

65656

Spanjollët e dominuan sfidën duke arritur të ruanin avantazhin në të dy fraksionet e lojës, ku golat e Lukakut dhe Dambrozios nuk mjaftuan që Interi të përmbyste shifrat.

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani e nisi si titullar sfidën gjë që pritet të përsëritet dhe në javën e ardhshme ku Interi do të përballet me Leçen në javën e parë të Kampionatit duke parë dhe situatën me dëmtimin e Brozoviç.

Inter 2-4 Vijareal

Lukaku 36′, Dambrozio 66’/Pedraza 29′, 48′, Kokuelin 43′, Xhekson 81′

GOLI I XHEKSON

GOLI I DAMBROZIOS

GOLI I KOKUELIN

GOLI I LUKAKUT

GOLI I PEDRAZA

FORMACIONET ZYRTARE:

Inter: Handanoviç; 37 Skriniar, 6 De Vrij, 95 Bastoni; 2 Dumfrajs, 23 Barela, 14 Asllani, 20 Calhanoglu, 8 Gosens; 90 Lukaku, 10 Lautaro

Vijareal: 13 Ruli; 8 Fojth, 3 Albiol, 4 Pau Torres, 24 A. Pedraza; 19 Kokuelin, 6 Kapoue, 5 Dani Parejo; 21 Jeremy, 17 Áleks Baena, 18 N. Xhakson

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura