“Askush s’ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se unë”, Trump bën paralajmërimin për Putin: Do ketë…

Apr 19, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se presidenti Donald Trump”. Keshtu ka deklaruar presidenti amerikan duke përmendur rritjen e shpenzimeve në NATO dhe sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Britanisë dhe Francës, kundër aleatit të Moskës, Sirisë.

trump

RT shkruan se presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur pretendimet e tij se askush nuk ka qenë më i ashpër se ai ndaj Rusisë dhe se do të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës, “sapo t’i meritojë ato”.

Reagimi i tij vjen pas ne pergjigje te inetresit te medias nese SHBA do te vendose sansione kunder Rusise. “Do të ketë sanksione sapo t’i meritojnë ato”, ka thënë ai.

Kujtojme se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley beri me dije se do te kete sansione ndaj Rusise pas vednimit te saj per te qene ne mebshtetje te Sirise, por pa dhene detaje.

Ndërkohë, Trump gjatë konferencës për media në Florida nuk ka pranuar të tregojë nëse planifikon të shkarkojë këshilltarin special, Robert Mueller dhe zëvendës-Prokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura