“Askush nuk i rezistoi dot”, mesazhi i Presidentit Meta: Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare

Oct 5, 2019 | 10:57
SHPËRNDAJE

22768d5c-3904-40a6-9bfa-389bb082dc8c

Me ritmet e këngës tropojane, kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur te pershendese ndjekesit e tij ne FB kete fundjave dhe te jape edhe nje mesazh:

“Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi”.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.

Shumë i lumtur të merrja pjesë dje në Koncertin recital “Me vallet më të bukura të Tropojës” të Mjeshtrit të Madh, koreografit Skënder Haklaj, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.

c3f3f040-396a-4079-bf87-e3cea079d42f

Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.

Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TR❤POJE! ???

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura