“Asimptomatikët nuk infektojnë”, mjeku i njohur me lajme të mira. Ja ç’thotë edhe për ndikimin e të nxehtit

May 30, 2020 | 9:46
SHPËRNDAJE

“Kurba bie çdo ditë. Dhe do të vazhdojë derisa të arrijmë në ditën kur vlera R0 do të jetë zero dhe për këtë arsye mund të themi se kjo histori do të marrë fund për ne”.virolog

Keshtu ka deklaruar virologu i njohur italian Giulio Tarro duke nenvizuar edhe ne lajm te mire se personat asimptomatikë nuk infektojnë të tjerët.

Sipas mjekut, “Ekziston një punë shkencore  ku u morën në studim një person  asimptomatik dhe  455 njerëz që ai takoi: rezultati final ishte se nuk pati asnjë të infektuar!”.

Me tej ai ka thene se “Besoj se do të jemi të qetë këtë verë, por nga tetori mund të rishohim shenja të virusit dhe duhet të reagojmë me qetësi”.

Mjeku insiston te faktori i nxehtesise: “A është nxehtësia aleati ynë? Po. E kam thënë shumë herë – vazhdon studiuesi nga Messina –dhe kurrë nuk do të lodhem ta përsëris. Për më tepër, ne po e shohim këto ditë. Ka njerëz që përpiqen të hedhin poshtë këtë provë duke marrë si një shembull atë që po ndodh në Brazil ose në zona të tjera të ngjashme. Unë do të doja t’i kujtoj se në anën tjetër të linjës së ekuatorit stinët janë të kundërta me tonat: ne jemi në pranverë / verë; atje, megjithatë, ata janë në vjeshtë / dimër 

Sipas mjekut, “për ata që teshtijnë ose kolliten, është e qartë se këto pika mund të përhapen për rreth një metër. Por nëse marrim parasysh rastin e njerëzve që bisedojnë normalisht, në një distancë prej rreth 20 cm – siç është shkruar në çdo manual të mikrobiologjisë nuk ka rrezik që të ndodhi  asnjë lloj infektimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura