Asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis në Vlorë dhe Lezhë, në kërkim kultivuesit

Jun 24, 2016 | 18:15
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës asgjëson 10.000 rrënjë bimë narkotike të llojit “Cannabis sattiva” në fshatin Ramicë – Vlorë si dhe identifikon e shpall në kërkim kultivuesit e tyre: D. P., 66 vjeç; P. P., 57 vjeç; V. P., 68 vjeç; P. C., 52 vjeç, me banim në fshtin Ramicë – Vlorë.

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Shtetasit e mësipërm në vendin e quajtur “Luadh” pranë fshatin Ramicë, dyshohet të kenë kultivuar rreth 10.000 (dhjetë mijë) bimë narkotike “Cannabis sattiva”, të mbjella nëpër tokat e tyre në kufi me njëri-tjetrin, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie. Punohet për kapjen dhe arrestimin e këtyre kultivuesve.

Po sot në Lezhë u asgjësuan nga policia 850 bimë kanabis sativa. Mësohet se kanabisi në 7 parcela u gjet në fshatin Kashnjet. Sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura