“Asgjë tjetër veç ‘aromës’ së vdekjes”- Refugjati sirian tregon udhëtimin në dhomën frigoriferike të kamionit: Britmat e njerëzve ende më ndjekin

Oct 24, 2019 | 20:55
SHPËRNDAJE

“Mund të ndjeja aromën e vdekjes”, kështu u shpreh një emigrant nga Siri, i cili tregoi eksperiencën e tij të hidhur, ndërsa kishte qëndruar në dhomën frigoriferike të një kamioni, në udhëtimin e rrezikshëm drejt Britanisë.

Ahmad Al-Rashid tha se pothuajse kishte ngrirë për vdekje në vitin 2015, në një kamion me të cilin udhëtonte, pranë të cilit ishte mish i ngrirë. Ai e tregoi eksperiencën e tij pas ngjarjes së rëndë, ku u gjetën 39 kufoma në një kamion.

Capture

Ai tha se kishte udhëtuar për 55 ditë nga Aleppo për në Londër, për të ikur nga Siria. “Unë isha në pjesën e prapme të një kamioni, në frigorifer me mish pule të ngrirë.

Në një incident ne qëndruam për dy orë brenda dhe njerëzit filluan të ngrinin së ftohti, kështu që filluam të bërtisnim dhe të bënim zhurmë. Ishim të mëshirë të kontrabandistëve sepse asgjë nuk dëgjohej jashtë.

Capture 1

Britmat e njerëzve ende më ndjekin. Ishim atje, pa ajër, pa dritë, duke ngrirë dëgjohej vetëm ‘aroma’ e vdekjes. E pamundur ta harrosh. Unë ndjehem shumë me fat që jam gjallë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura