“Asgjë s’kam veshur”- Modelja pranon se ka shkuar në studio pa…ja pse ia ka dedikuar këngë të dashurës së ish-it

Feb 27, 2021 | 10:15
SHPËRNDAJE

pjimage (18)

Ish-Miss Shqipëria 2012 dhe modelja Kleoniki Delijorgji, prej dy vitesh tashmë ka vendosur që t’i përkushtohet muzikës. Së fundmi ajo publikoi këngën e re, të titulluar “Goddes Like Me”, të cilën tha se ia ka dedikuar të dashurës së ish të dashurit të saj.

Këngëtarja 24-vjeçare tregoi se si u inspirua për të bërë një këngë të tillë.

“Thjesht jam inspiruar nga një moment që unë kam ndjerë një dhimbje shumë të madhe dhe në atë moment, si gocat marrin një person të afërt, unë në atë rast mora mamin tim dhe kam qenë duke qarë. Mami e ka kuptuar që po ndodhte diçka dhe unë i tregova foton që ata po putheshin dhe ajo më tha ‘ajo nuk krahasohet me ty’.

Siç thonë mamat apo shoqet për njëra tjetrën. Jo i thashë ‘siç jam unë një perëndeshë edhe ajo është një perëndeshë’. Nuk më pëlqen të ul një femër që unë ta ngre veten. Nga ky moment unë jam inspiruar dhe në shtëpi duke qëndruar tek pianoja kam shkruar këtë këngë.

Nga dhimbja më shumë, por edhe nga pranimi. Isha ndarë nga ai, por kisha shpresa se do pajtoheshim. E kemi mësuar këtë gabimin dhe tashmë kur mbaron diçka, mbaron tamam. Ka nja dy vite si histori, e kam bërë para 1 viti këtë këngë dhe tani e nxorra. Ish i dashuri është biznesmen jashtë Shqipërisë”, tha Kleoniki e ftuar mbrëmë tek “Zonë e Lirë”.

24-vjeçarja gjithashtu tërhoqi jo pak vëmendje me veshjen e saj. Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur… poshtë xhaketës Kleoniki nuk kishte veshur asgjë. Kjo zgjedhje habiti jo pak drejtuesin e emisionit Arian Çani, i cili e komplimentoi modelen për elegancën e saj.

Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë tmerrësisht transparente…

Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur.

Arian Çani: Mos ia fut kot!

Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka?

Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment…

Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele?

Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio…

Kleoniki Delijorgji: E vërtetë.

Arian Çani: Kjo është  e vërtetë, me një elegancë të paparë.

kleoniki delijorgji (9) kleoniki delijorgji (10) kleoniki delijorgji (7) kleoniki delijorgji (8) kleoniki delijorgji (6) kleoniki delijorgji (4) kleoniki delijorgji (5) kleoniki delijorgji (3) kleoniki delijorgji (2) kleoniki delijorgji (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura