Asfiksohen 6 shqiptarë të një familje në Itali, problemi me sobën për pak sa nuk shkaktoi tragjedi

Jan 12, 2018 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kjo mund të ishte vërtet një tragjedi e cila do të shkaktonte jo pak, por 6 viktima të së njëjtës familje shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në një apartament në Santa Giustina, ku gjashtë anëtarët e një familje kanë pësuar helmim nga monoksidi i karbonit, si pasojë e një defekti në sobën e ngrohjes.

Archiexpo
Archiexpo

Të gjashtë pjesëtarët e familjes, bashkëshorti 44-vjeçar, gruaja 38-vjeçare, dhe katër fëmijët e tyre të moshës 5 deri në 17 vjeç, janë dërguar në gjendje të rëndë në spital. Fatmirësisht, fëmijët paraqesin një gjendje më të stabilizuar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mediave italiane, shkak për helmimin e tyre dyshohet të ketë qenë keqfunksionimi i sobës me dru.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura