Asambleja e PR, Mediu: Bashkim më shumë se kurrë i opozitës

Jun 25, 2016 | 12:08
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të partisë, bëri thirrje për një bashkim më shumë se kurrë të opozitës. Sipas Mediut duhen larguar ata që sot e shohin vendin si Pazar.

Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

“Nevoja për të pasur një opozitë të mirëorganizuar e bashkuar në strukturë është një ballafaqim i yni. Një e keqe shumë më e madhe që ka hedhur rrënjë e nuk do të shkulet është hibride, ku pushteti i takon një klani, ku ligji është antiligj, ku qytetari është i pavlerë, ku flitet në emër të popullit dhe popullit i cënohen 1 mijë të zeza”- deklaroi Mediu.

Sipas tij, sot më shumë se kurrë opozita ka nevojë të diskutojë më të rinj të reja e intelektualë për të marrë cdo vlerë të çmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura