“Asambleja e OKB-së nuk është e plotë pa Kosovën”/ Rama bën thirrje për njohje të pavarësisë: Është realitet! E them me bindje të plotë se Serbia…

Sep 24, 2021 | 22:35
SHPËRNDAJE

Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës nga shtetet, të cilat nuk e kanë njohur.

edi rama

Sipas kryeministrit Rama, Kosova sovrane është një realitet që vazhdon pre 13 vitesh dhe se duhet të pranohet nga të gjithë.

Ai u shpreh i bindur se vetem maturia do ta lejojë Serbinë që të heqë barrën e së shkuarës. ‘Shqipëria- tha kryeministri- mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve’.

“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka thjesht sa për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja në zemër të Evropës, në Ballkanin Perëndimor ku një shtet i ri  lindi me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve, evropianëve dhe kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh dhe ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet.

Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve. Çdo ditë pa një marrëveshje të tillë është një ditë e humbur, një ditë që i hiqet së ardhmes së përbashkët. E them me bindje absolute, vetëm maturia dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.

Deklaratat e kryeministrit Rama për Kosovën në Asamblenë e OKB-së vijnë vetëm dy ditë para vizitës zyrtare në Prishtinë, ku Rama mori ftesen nga kryeministri Albin Kurti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura