Asambleja e OBSH-së dënon agresionin e Rusisë në Ukrainë: I përcjellim mesazhin e qartë Moskës se…

May 27, 2022 | 7:16
SHPËRNDAJE

obshAsambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka marrë në konsideratë një rezolutë që dënon “agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor”.

Sipas medieve të huaja, rezoluta e mbështetur nga SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore, tashmë është miratuar, ndërsa 88 vende votuan pro dhe 12 kundër, dhe 53 kanë abstenuar.

Një rezolutë rivale e propozuar nga Rusia që nuk përmende rolin e saj në krizë nuk u votua.

Rezultati “i dërgon një sinjal të qartë Federatës Ruse: ndaloni luftën tuaj kundër Ukrainës, ndaloni sulmet ndaj spitaleve”, tha ambasadorja ukrainase, Yevheniia Filipenko.

“Asambleja Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se përgjegjësia për krizën shëndetësore në Ukrainë i takon ekskluzivisht Federatës Ruse”, tha Filipenko.

OBSH thotë se 256 sulme ndaj kujdesit shëndetësor – duke përfshirë ndaj objekteve shëndetësore, transportit, personelit, pacientëve, furnizimeve dhe magazinave – janë raportuar që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura