Asambleja e NATO-s mblidhet në Tiranë, Bushati: Anëtarë të besueshëm

May 28, 2016 | 9:57
SHPËRNDAJE

Sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, nisi mengjesin e sotem punimet në Tiranë. Gjatë fjalës së hapjes, ministri i Jashtëm Bushati duke vlerësuar mbajtjen etakimit në Tiranë theksoi se vendi ynë e ka treguar se është anëtar i denjë dhe i besueshëm i aleancës.

nato

Takimi, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, bën bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që do të diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare aktuale.

Sesioni i Pranverës i Asamblesë së Aleancës do të rishikojë mënyrën se si NATO i përgjigjet nivelit të sfidave me të cilat përballen aleatet dhe prej nga burojnë ato, veç të tjerash, çështja e Rusisë, terrorizmi, konflikti i vazhdueshëm në Irak dhe Siri, migrimi masiv dhe përhapja e raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë.

Pjesë të axhendës së takimit në Tiranë, ligjvënësit do të kenë dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të urojnë ftesën e drejtuar Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29 i NATO-s.

Dita e sotme dhe e neserme do t’i kushtohet mbledhjeve të pesë Komiteteve të Asamblesë: Politike, të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Shkencës dhe Teknologjisë, Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë. Secili Komision do të adresohet nga njerëz të qeverisë, akademisë, OJQ-së dhe NATO-s. Ndërsa diten e hënë, 30 maj, do të zhvillohet séanca plenare e Asamblesë.

Ligjvënësit gjithashtu do të rishikojnë arritjet e Misionit Mbështetës të NATO-s në Afganistan, për të cilin Ministrat e Jashtëm vendosëm ta zgjasin atë edhe gjatë vitit 2016, si dhe të ndajnë mendimet e tyre rreth sfidave me të cilat po përballet Ukraina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura