Asambleja e NATO, Rama: Majko realizoi ëndrrën e vjetër, tani ka edhe një tjetër

May 30, 2016 | 9:16
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka përshendetur punimet e Asamblesë së NATO-s që po mbahet prej disa ditësh në vendin tonë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë mbledhje në kryeqytetin e Shqipërisë.

rama1

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama, teksa ka uruar për punime të mbara, ka theksuar se ata që patën mundësi të shohin aq sa mundën jashtë sallës, “besoj se kanë kuptuar se ky është një vend që ia vlen të rikthehesh”.

Duke falenderuar posacërisht kreun e delegacionit shqiptar, Pandeli Majkon, Rama ka thënë se më këtë mbledhje ai realizoi një ëndërr të vjetër.

“Që kur skiza e madhe endau europën në lindje dhe perëndim, e deri në 2009 kur u bë anëtare në NATO, Shqiëpria e shqiptarët jetuan ose më mirë të themi mbijetuan në një kufi shumë serioz të botës. Për disa shekuj kufiri ishte bizantim, shumë të tjerë ottoman dhe së fundi komunist. Uroj që kjo asamble në Tiranë të jetë sukses dhe falenderoj në mënyrë të posacme kryetarin e delegacionit shqiptar në asamble, Pandeli Majkon, që me ardhjen tuaj këtu ka rezuluar një endërr shumë të vjetër për të cilën jam dëshmitar, tani i mbetet që të realizoj dhe një ëndërr tjetër, një bazë të NATO”- tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura