Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH, Duka bën propozimin për të zgjidhur ngërçin

Feb 9, 2020 | 13:37
SHPËRNDAJE

Është mbajtur ditën e sotme, Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH. I pranishëm në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili ka ka bërë propozimin e tij për të zgjidhur ngërçin e krijuar.

Duka

Kreu i FSHF-së foli në lidhje me Rezolutën e propozuar nga ndërkombëtarët, ndërkohë që kërkohet që deri në dhjetor të bëhen zgjedhje dhe të zgjidhet presidenti i ri.

“Duke dëgjuar të gjitha propozimet, për të arritur në një konsensus, vijmë me një propozim të ri që vjen nga Rezoluta. Rezoluta qëndron, por ka vetëm një pikë. Pas Lojërave Olimpike të bëhen zgjedhjet, jo më vonë se muaji dhjetor i vitit 2020.

Duhet një trup teknik që të ketë pesë anëtarë, dy nga ndërkombëtarët, një nga qeveria dhe dy nga Asambleja. Ky është një propozim miks. Duhet reflektim real dhe jo formal, me frymë olimpike.

Duam të bëjmë diçka për sportin, për Lojërat Olimpike. Vironi tha që të rrijë trupa olimpike siç ishte. Presidenti dhe Komiteti do qëndrojnë deri në Lojërat Olimpike. Sot në Rezolutë duhet vendosur trupi teknik që do të jetë. Të bëhen zgjedhjet e ardhshme jo sipas ironive të dikujt, por sipas vullnetit të sportit”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura