Asambleja/ Dako: Blushi si Grida, ajo që i bënë në Elbasan ishte pak

Mar 11, 2016 | 8:13
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë Durrës, njëkohësisht anëtar i Kryesisë socialiste, Vangjush Dako, duke u marrë me incidentin e Elbasanit, i tha Ben Blushit se për mënyrën se si ai ishte sjellë me qytetarët e atij qyteti, mund të kishte pasur më shumë pasoja.

Dako ne Asamble
Dako ne Asamble

“Blush, unë nuk e di si do ndihesha nëse Blendi Klosi, deputeti që kryeson listën e PS-së në qarkun e Durrësit nuk do të vinte të më mbështeste mua në zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit. Të vinte të thoshte që Rilindja falimentoi, të vinte t’i thoshte qytetit tim që ju blini mish dhe nuk blini sapun, të më vinte të më thoshte mua ti e ke këtë kështu dhe atë ashtu… Nuk e di, por ajo që i kanë bërë Blushit në Elbasan është pak, është shumë pak”, tha Dako.

Ai akuzoi deputetin socialist se qëllimi i tij është dëmtimi i qeverisjes socialiste dhe se ai duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste.

“Këto janë mllefe. Kam qenë vetë me Blushin në Pezë dhe i tha: Unë do të të shkatërroj ty! Këto nuk janë sjellje të një kolegu që i dhimbset PS-ja, por mllefe personale. Këtyre gjërave duhet t’u japim fund. Jam kundër referendumit. Nuk dua të merrem me Blushin, por pashë që kishte një fjalim më tërheqës. Isha shumë i inatosur me atë që ndodhi në Elbasan dhe kisha edhe pikëpyetjen se përse Blushi duhet të jetë anëtar i PS-së. Këto që thotë Blushi, m’i thoshte Grida në fushatë. Nëse vazhdojmë me këto sherre, do të humbim zgjedhjet e ardhshme”, tha Dako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura