Asad i vendosur: Do ta rimarr të gjithë Sirinë

Feb 12, 2016 | 18:21
SHPËRNDAJE

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Asad ka deklaruar se shumë shpejt ai do të mund ta rimarrë Sirinë  e copëtuar tashmë nga ISIS dhe rebelët antiqeveritarë.

assadNë një intervistë për AFP-në, Asad tha se ai është në bisedime për paqe në Siri, por kjo nuk do të thotë, sipas tij, se qeveria e tij do të ndalë luftën ndaj terrorizmit.

Ndërkohë, liderët botërorë kanë rënë dakord që të ndërmjetësojnë me palët për të nisur ndihmat humanitare në Siri dhe OKB-ja beson se brenda 24 orësh mund të veprojë.

Më shumë se 250 mijë persona kanë humbur jetën deri më tani nga konfliktet në Siri dhe 11 milionë sirianë janë shpërngulur nga banesat e tyre, duke krijuar krizën më të madhe të refugjatëve të luftës në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura