“As një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, turp”/ Rama i përgjigjet komentuesit: E kam treguar me vepra, jo me dokrra

Nov 25, 2021 | 11:41
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga komentuesit në rrjetet sociale për reagimin e qeverisë shqiptare pas tragjedisë së ndodhur në Bullgari ku 46 bashkëkombas nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident të rëndë.

Një nga komentuesit, të cilit Rama edhe i është përgjigjur, e akuzon për mungesë respekti ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në replikën e tij shefi i qeverisë shqiptare thotë se “respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!”

rama koment

Komentuesi: Kryeminister as nje far respekti per ne shqiptaret e Maqedonis kjo esht turpi me imadh ne gjith historin e kombit shqiptar arsyen tregoma dhe je nje nder me te pa interesesuarit kjo esht Turpi me imadh trego arsyen ne qofse ke

Përgjigja e Ramës: une i kam shprehur ngushellimet qysh ne mengjes heret sapo mora lajmin e keq te tragjedise, nderkohe qe kam qene ne kontakt te vazhdueshem me autoritetet e Shkupit per te mesuar se kur e si do te zhvillohet, nese do te zhvillohet nje ceremoni zyrtare lamtumire per viktimat! Keshtu qe fjalen turp le ta mbaje kush e perdor pa pike lidhje, ndersa respektin per shqiptaret e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

Replikat janë bërë pikërisht në postimin e kryeministrit ku njofton mbledhjen e përbashkët mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare më 26 nëntor në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura