Tashmë është zyrtare, finalja e madhe e Champions-it në 29 maj midis Mançester Sitit dhe Çelsit do të zhvillohet në stadiumin e skuadrës së Portos, “Do Dragao”.
Kjo sfidë do të luhet me praninë e spektatorëve, nga ku maksimumi i tifozëve do të jetë deri në 12 mijë veta.
Finalja ishte e programuar për tu zhvilluar në stadiumin “Ataturk” të Stambollit ose në “Wembley”, por së fundmi UEFA ka vendosur për të zhvilluar ndeshjen finale në stadiumin “Do Dragao”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al