As në Turqi dhe as në Angli, UEFA vendos për finalen e Champions-it. Ja në cilin shtet do luhet

May 12, 2021 | 10:33
SHPËRNDAJE

Finalja e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Çelsit më 29 maj me shumë mundësi do të zhvendoset në qytetin e Portos në Portugali.

estadio-do-dragao

Në këtë konkluzion kanë arritur palët dhe UEFA, duke vendosur që ta spostojnë sfidën e planifikuar për t’u mbajtur në “Ataturk Stadium” të Stambollit. Turqia është futur në listën e kuqe të Britanisë pas valës së fundit të Koronavirusit, duke e detyruar Britaninë që të aplikojë karantinën 10-ditore për ata që hyjnë nga Turqia.

Dhe duke qenë se finalja 100% angleze pengonte në këtë mënyrë mijëra tifozët që do të udhëtonin drejt Stambollit, u pa e arsyeshme spostimi i ndeshjes në një tjetër vend. UEFA dhe autoritetet britanike nuk e gjetën gjuhën e përbashkët për luajtjen e saj në “Wembley”, për shkak se duhet të shmangej karantina për stafin e UEFA-s, transmetuesit dhe të ftuarit VIT (2 mijë persona), kështu që zgjidhja më e mirë ishte spostimi i finales për të dytin vit radhazi në Portugali, por këtë herë jo në Lisbonë, por në stadiumin e Portos “Dragao”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura