As Jasmina, as Sabrine! Ardian Bujupi kapet mat duke ecur dorë për dore me bjonden misterioze

Aug 8, 2022 | 21:29
SHPËRNDAJE

Ardian Bujupi është përfolur prej muajsh për një trekëndësh dashuri. Emri i tij është lakuar krah ish-konkurrentes së “Për’puthrn” Jasmin Kadriu dhe balerinës Sabrine Khan. Mirëpo, një tjetër vajzë i është bashkuar atyre.

ardianbujupi

Këngëtari është fotografuar krah një bukurosheje bjonde duke ecur në Gjermani. Videoja është filmuar në mbrëmje dhe ata ecën të pashqetësuar dorë për dore, teksa identiteti i vajzës misterioze nuk dihet ende. A kemi të bëjmë me një videoklip? Nga këto pamje nuk duket sikur po xhirohet diçka, por nuk përjashtohet si mundësi.

Vlen të theksohet se para publikimit të videoklipit që kishte Jasmin si protagoniste, dyshja u fotografuan bashkë e më pas zbuluan se bëhej fjalë për një këngë.

I ftuar në ‘Prive’, Ardiani tha pak javë më parë se Jasminën e ka shoqe dhe takohen çdo herë që ai vjen në Tiranë. Po ashtu, u shpreh se nuk sheh për lidhje kur realizon videoklipe, referuar pjesëmarrjes së Jasminës në videoklipin e tij.

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.”-tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura