As gënjeshtrat, as tradhtia! Ja cilat janë arsyet pse seksi i mungon marrëdhënies suaj

Sep 14, 2020 | 14:06
SHPËRNDAJE

Puna e lodhshme, rraskapitja nga të qenit prind, si dhe shumë faktorë të tjerë mund ta bëjnë të vështirë që ta mbani gjallë “zjarrin” në një marrëdhënie.

intimiteti

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyet që ndikojnë në uljen e dëshirës për të kryer marrëdhënie, dhe gënjeshtra nuk është në krye të listës.

Psikologët analizuan jetën seksuale të qindra vullnetarëve për të zbuluar pse jeta e tyre seksuale nuk është më si në fillim.

lidhje

Lista kryesohej nga “mungesa e entuziazmit”, raporton “The Sun”.

Kjo ndiqej nga mungesa e kohës dhe e hapësirës, pasi çiftet thanë se ndiheshin si “të shtypur” nga partnerët e tyre, thuhet në revistën “Psikologjia Revolucionare”.

Vendin e tretë e zinte orari i ngjeshur i punës dhe më pas, seksi i keq.

përfundimet

Çuditërisht, mosbesimi dhe abuzimi zinin vendin e pestë.

Prof. Meneleos Apostolou nga Qipro, i cili kreu sondazhin, tha se ishte shumë e rëndësishme të identifikohej arsyeja pse jeta seksuale po “zbehej”.

marredhenie

Vështirësitë për të qenë intim në një marrëdhënie mund të shkaktojnë dhimbje të konsiderueshme emocionale tek njerëzit. Identifikimi i vështirësive është hapi i parë drejt adresimit të tyre dhe përmirësimit të mirëqenies emocionale të njerëzve”,- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura