As Europë e as Champions, Milani në “humnerë”! Kalendari nuk e ndihmon, +3 pikë nga e parafundit

Oct 29, 2019 | 13:52
SHPËRNDAJE

Pa mendime, pa zemër, pa cilësi dhe i dënuar nga gabime të pastra. “Djalli” në Romë fundoset në “ferr” dhe po nis të shohë “shtrigat”.

Piontek Milan

Kura “Pioli” (një pikë në 2 ndeshje) nuk ka dhuruar ende frytet e shpresuara dhe tani klasifikimi nis të bëhet shqetësues: Milani ndodhet +3 pikë nga vendi i parafundit në klasifikim dhe kalendari nuk po i vjen në ndihmë.

Të enjten në “San Siro” paraqitet SPAL-i për sfidën e parë të “ciklit të ferrit” që vazhdon me Lacion, Juventusin dhe Napolin. Tifozët janë të pakënaqur dhe ka nisur të shpërndahet hashtagu “#PioliOut” (Pioli jashtë).

KLASIFIKIMI – Nuk mund të flitet as për Europë e as për zonën Champions. Ky Milan bën mirë të shohë shpatullat, sepse tani klasifikimi po bëhet vërtet shqetësues (5 humbje në 9 ndeshje) dhe kalendari që pret kuqezinjtë nuk i lehtëson punët në ambientet milaniste.

mILAN

Sfida e radhës kundër SPAL-it shndërrohet në një udhëkryq thelbësor për të larguar disi fantazmat dhe frikat, një fitore konsiderohet si një frymëmarrje oksigjeni për  të mos arritur në sfidat me Lacion, Juventusin dhe Napolin me “litarin në fyt”.

SHPËTOJNË VETËM DY – Nëse ndeshje kundër Leçes, pavarësisht episodit vendimtar në fund, kishte lënë të shikohej një dritë të vogël në fund të tunelit, në “Olimpico” kuqezinjtë ka rënë pre e gabimeve të përhershme, duke bërë sërish një tjetër hap prapa. Siç pranoi edhe vetë trajneri Stefano Pioli, skuadra “luajti keq teknikisht” dhe nga paraqitja mund të shpëtohet vërtet shumë pak.

NDESHJET

Dy emra mbi të gjithë: Donaruma dhe Teo Hernandez, të vetmit që duken “lojtarë për Milanin”. Pjesa e mbetur mund të quhet një zhgënjim: Suso dhe Bilia, të pëlqyer nga trajneri, kanë përfunduar në hije, po ashtu si Konti, një lojtar i cili prej kohësh tashmë nuk dhuron paraqitjet e pritura.

Përgatiti: LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura