Arvizu në familjen Stefa, mbrojti 32 amerikanë pas rrëzimit të avionit

Nov 25, 2014 | 12:50
SHPËRNDAJE

Arvizu gjate vizites ne Berat

BERAT- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka vizituar sot familjen e Kostaq Stefes në Berat, i cili 70 vjet më parë shoqëroi dhe u kujdes per 32 amerikane, pjese e bordit te avionit qe u rrezua ne Shqiperi. 

Avioni C-53 me 32 veta personel mjekësor të ushtrisë amerikane që udhëtonte për në Itali, u rrëzua në këtë pjesë të Shqipërisë, e cila në atë kohë ishte nën pushtimin nazist.

Për fat të mirë, amerikanët u shpëtuan nga banorët vendas, dhe gjatë qëndrimit të tyre tre-mujor në Shqipëri, deri në shpëtimin dhe transferimin e tyre në Itali, 32 infermiereve dhe mjekëve iu dha strehim dhe ushqim nga individët dhe familjet shqiptare.

Personi i cili i shoqëroi amerikanët gjatë kësaj kohe, Kostaq Stefa, u ekzekutua nga regjimi mbi dyshimet se ai ishte spiun për amerikanët.

Ambasadori Arvizu dhe Kryetari i Bashkisë Nasufi kane vizituar  rezidencën Stefa dhe takohen me Eldën dhe Tinën, vajzat e Kostaq Stefa. “Është një nder për mua të takohem me ju dhe të mësoj më shumë për historinë e pasur të familjes tuaj”, u tha Eldës dhe Tinës Ambasadori Arvizu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura