Artistja Justina Aliaj rikthehet në Teatrin “Migjeni” dhe dhuron emocione me performancën, duartrokitje të shumta nga publiku (VIDEO)

Oct 29, 2021 | 20:52
SHPËRNDAJE

Artistja e mirënjohur shkodrane Justina Aliaj është rikthyer në qytetin e saj për të performuar në festivalin Lulebore, në skenën e Teatrit “Migjeni”.

Këngëtarja e mirënjohur dhuroi emocione me praninë e saj në skenë dhe këngën e kënduar edhe pse në moshën 70 vjeçe.

Justina Aliaj interpretoi përpara publikut që i dha shumë duartrokitje edhe përpara se të niste këngën si një shenjë respekti dhe falenderimi për të gjithë kontributin e dhënë nga ana e saj për artin dhe kulturën shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura