Artistja e njohur shqiptare me COVID-19, apel për qytetarët: Virusi ekziston, do të jetë gjatë me ne, prandaj…

Jul 9, 2020 | 9:24
SHPËRNDAJE

Artistja e njohur, Eliza Hoxha, ka konfirmuar dje, nëpërmjet një mesazhi në facebook, se është prekur nga COVID-19.

Ajo shkruan se kishte bërë testin, pasi kishte patur simptomat e para, plogështi, ethe temperaturë e kollë.

eliza hoxha1

Artistja u bën apel qytetarëve që të kujdesen për veten e të respektojnë rregullat anti-covid, ndërsa shkruan se “virusi ekziston, të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të”.

Postimi i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, Ethe, Temperaturë, Koll.

Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura